Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
, 10.03.2009
Çështja e zbatimit të Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e pёrafёrta ishte temë bosht e mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Agim Veliu, kryetar i Komisionit. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,Valdet Beqiri. Në fillim të mbledhjes AgimVeliu theksoi se ky është shqyrtimi i dytë i këtij Ligji, në kuadër të përpjekjeve për të parë se cilat janë problemet dhe vështirësitë të cilat reflektohen në moszbatimin konsekuent të këtij ligji, i cili është aprovuar nga ana e Kuvendit të Kosovës në vitin 2006. Shqyrtimi, tha Veliu, ka për qëllim që pasa analizave të bëhen disa rekomandime për Ministrinë e Kulturës , por edhe për grupet e interesit, veprimtaria e të cilave është e ndërlidhur me këtë Ligj.
Një pasqyrë të gjerë rreth problemeve që dalin gjatë zbatimit të këtij Ligji paraqiti edhe ministri Valton Beqiri. Në fillim ai theksoi se ky Ligj ende nuk është funksional, pasi implementimi i tij bart me vete edhe një kosto të lartë buxhetore, ndaj është e nevojshme që kjo çështje të shtrohet për zgjidhje me rastin e rishikimit të buxhetit. Zbatimi i këtij Ligji, tha Beqiri, është i ndërlidhur edhe me çështjen e formimit të Zyrës për Mbrojtjen e Drejtave të Autorit, e cila ende nuk është formuar. Në këtë vështrim duhet të sqarohet se kush do të jetë edhe themelues i kësaj zyrë,kryeministria, apo Ministria e Kulturës. Ministria, tha Beqiri, ka bërë disa draft rregullore, në të cilat janë përfshirë zgjidhje nga legjislacioni evropian .Është bërë edhe Draftrregullorja për formimin e Zyrës për mbrojtjen e drejtave të autorit.
Pas debatit të gjerë u nxorën disa konstatime,si: Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e pёrafёrta nuk është duke zbatuar;nuk janë hartuar udhëzimet përkatëse administrative;nuk është ngritur Zyra për regjistrimin e pronës individuale;ende nuk ka struktura administrative që do të zbatonin Ligjin,mungojnë mjetet e duhura financiare për zbatimin e Ligjit dhe për ngritjen strukturave administrative,Ligji ka nevojë të plotësohet dhe amendamentohet me përvoja nga ligjet më të avancuara evropiane në këtë fushë, por edhe nga shkaku i rrethanave të reja që janë krijuar në vend, që nga hartimi dhe aprovimi i tij.