Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesen e Shtetit të Vermontit, Weston
, 11.03.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot përfaqësuesen e Dhomës së Senatit të shtetit të Vermontit të SHBA-ve, znj. Rachel Weston, e cila i kishte sjellë Kuvendit të Kosovës Rezolutën e përfaqësuesve të shtetit të Vermontit nëpërmjet të cilës i uron Kosovës njëvjetorin e pavarësisë.
“Shteti i Vermontit më 17 shkurt, 2009 ka miratuar një rezolutë, të sponsorizuar nga 110 përfaqësues dhe senatorë të shtetit, duke i dëshiruar Kosovës një të ardhme të lumtur dhe të ndritshme”, i ka thënë zonja Weston kryeparlamentarit Krasniqi duke ia dorëzuar këtë rezolutë.
Kryeparlamentarit Krasniqi ka shprehur kënaqësinë që nga SHBA-të edhe një herë na vjen një mirënjohje e re me rastin e njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Kjo është edhe një mbështetje dhe konfirmim i pavarësisë së Kosovës , si dhe i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar kreu i legjislativit të vendit, i cili është shprehur i bindur se Kosova do të ketë bashkëpunim, jo vetëm me Senatin dhe Kongresin e SHBA-ve, por edhe me dhomat përfaqësuese të shteteve të veçanta të këtij vendi mik.
Zonjën Weston, e cila ka qëndruar në Kosovë edhe herë të tjera dhe e njeh mirë realitetin e këtushëm, Krasniqi e ka falënderuar për këtë mesazh mbështetjeje për politikën dhe proceset që po ndodhin në Kosovë.
Rachel Weston, nga ana e saj, ka theksuar faktin që një numër i qytetarëve me origjinë nga Kosova gjatë luftës kanë ardhur në Vermont, dhe megjithëse një numër i madh i tyre janë kthyer në atdhe, i kanë mbajtur lidhjet miqësore me qytetarë të shumtë të Vermontit, duke e forcuar kështu miqësinë ndërmjet dy vendeve.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovës përfaqësuesja e Dhomës së Senatit të shtetit të Vermontit të SHBA-ve, znj. Rachel Weston, do të vizitojë edhe trupat e Gardës Nacionale të Vermontit që shërbejnë në Kosovë.