Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 10.03.2009
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, i kryesuar nga zonja Myzejene Selmani- kryetare e Komisionit, sot mbajti mbledhje, ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte: Shqyrtimi i propozimit përkitazi me rritjen e tarifës së energjisë elektrike.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, prezentuan edhe përfaqësuesit e Zyrës për Rregullatorin e Energjisë, KEK-ut, KOST-it, EULEX-it, si dhe ata të organizatave joqeveritare FOL- 8.
Në mbledhje, përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë theksuan se KEK-u dhe KOST-i kanë kërkuar që, çmimi i energjisë elektrike për këtë vit mesatarisht të rritet për 18.3%, por Zyra e Rregullatorit të Energjisë, pas shqyrtimit dhe korrigjimit , mori vendim që energjia elektrike, për vitin 2009, të rritet për 2.5%.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit, pas diskutimeve gjithëpërfshirëse, erdhën deri te përfundimi që, për shkak të situatës së përgjithshme të banorëve të Kosovës, njëherit duke e pasur parasysh edhe gjendjen ekonomike në KEK, si dhe faktin se sipas ligjit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, sa i përket përcaktimit të çmimeve të energjisë elektrike është e pavarur dhe autorizuese e vetme, nxorën rekomandim përmes të cilit Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës, i rekomandohet të marrin nismën për ngritjen e efektivitetit individual të punës në KEK.