Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 12.03.2009
Në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë u janë përgjigjur kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar.
Deputetët pastaj kanë shqyrtuar Raportin e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me zbatimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. Kryetari i Komisionit, Bahri Hyseni, ka prezantuar raportin me rekomandime, kurse deputeti Ibrahim Makolli ka referuar për të gjeturat faktike në burgjet e Kosovës, për sa i përket kushteve të të burgosurve, trajtimit dhe të drejtave të tyre. Raporti është miratuar me shumicë votash të deputetëve të pranishëm, me gjithë vërejtjet që ka pasur për të ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.
Në vazhdim seanca ka shqyrtuar për herë të parë këto projektligje: Projektligjin për themelimin e Departamentit për Mjekësi Ligjore, të cilin e ka prezantuar po ministrja Kelmendi, Projektligjin për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, të prezantuar ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë me naftë dhe me derivate të naftës në Kosovë (nr. 2004/5), të prezantuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku.
Të gjitha këto projektligje janë miratuar në parim, si dhe janë caktuar komisionet parlamentare për amendamentimin e tyre deri në shqyrtimin e dytë. Për herë të dytë, ndërkaq, deputetët i kanë shqyrtuar dhe miratuar: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve (nr. 2004/17) dhe Projektligjin për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave në bashkëpronësi.
Me kërkesë të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural dhe Planifikim Hapësinor është shtyrë për seancës radhës Projektligji për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes.
Në fund të seancës, Kuvendi, pasi e ka shqyrtuar propozimin e Gjykatë Supreme të Kosovës për emërimin e një anëtari në Komisionin për Ankesa Pronësore, me shumicë votash e ka emëruar z. Adem Bokshi anëtar të këtij komisioni.