Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 18.03.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti i Zyrës së Auditorit Gjeneral për të hyrat dhe shpenzimet e Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2007, në të cilën merrnin pjesë edhe Auditori i ri gjeneral i Kosovës , Lage Ollafson dhe zëvendësi i tij Çerkin Morina. Rreth këtij Raporti u zhvillua një debat shumë i gjerë, përshkuar nga tone shumë kritike mbi mënyrën dhe përmbajtjen e tij. Anëtarët e Komisionit ishin unik në konstatimin se ky Raport është sipërfaqësor, i zbehtë dhe jo i plotë. Ai është shembull se si nuk duhet të bëhet Raporti i auditivit, ndaj si i tillë ai vlerësohej i papranueshëm. Duket se Raporti është mbështetur në Raportin e RTK-së, ndaj del sikur i porositur. Për Komisionin ishte e pakuptueshme pse edhe pas kësaj vonese Raporti erdhi në komision pa ndryshuar asgjë,megjithëse para gjashtë muajsh ishin bërë vërejtjet, por ato nuk janë marrë parasysh.
Ndër vërejtjet më të mëdha kishin të bënin me faktin se Zyra e Auditorit Gjeneral nuk kishte qasje në pasqyrat financiare të RTK-së, pasi ato i kishte bërë një kompani e pavarur. U bënë vërejtje edhe për faktin se RTK-ja kishte 5 llogari bankare,madje edhe nënllogari. Kontrata e reklamimit është bërë me afat të gjatë dhe nuk është përtërirë. Vërejtje kishte edhe sa i përket parregullsive në kontratat e punës me punëtorë, si dhe në kontratat mbi veprën.
Rekomandim i Komisionit ishte që mangësitë e theksuara gjatë këtij debati të evitohen nga Raporti,ndërsa Raporti i vitit 2008 të jetë i plotë, duke i përfillur dispozitat ligjore.
Në vijim u shqyrtua Raporti i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2008, gjatë të cilit ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e këtij Komisioni, udhëhequr nga Ilaz Duli. Në kuadër të debatit u theksua se vërehet një evoluim pozitiv në hartimin e këtij dokumenti. Komisioni për Buxhet dhe Financa dha nismën për të hartuar një Ligj të ri mbi Prokurimin Publik.
Komisioni shqyrtoi edhe Raportin e Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2008. Gjatë debatit të anëtarëve të Komisionit, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e OSHP-së, prirë nga Hysni Hoxha, u theksua se ky Raport duhet të jetë më i detajuar. Është e nevojshme, u tha me këtë rast, që pas evidencimit të shkeljeve në procedurat e prokurimeve, të emërtohen edhe bartësit e këtyre dukurive negative, si dhe masat që janë ndërmarrë ndaj shkelësve të këtyre procedurave.