Lajmet e fundit
Sabri Hamiti priti të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës, znj. Kaisa Rouvinen
, 23.03.2009
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sabri Hamiti, kishte sot një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë , znj.Kaisa Rouvinen. Me këtë rast u bisedua lidhur me vizitën që Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës do të bëjë në Kosovë, prej 21 deri 23 prill të këtij viti. Në kuadër të kësaj vizite komisioni dhjetë anëtarësh finlandez do të ketë një takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kosovës. Takimi i këtyre dy komisioneve do të bëhet më 22 prill.