Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin slloven, Jozef Hleb

, 25.03.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me ambasadorin slloven, Jozef Hleb. Me këtë rast ambasadori Hleb i dorëzoi kryeparlamentarit Krasniqi ftesën e Lëvizjes Ndërkombëtare Evropiane dhe Lëvizjes Sllovene Evropiane për të marrë pjesë në kongresin që do të mbahet në Lubjanë prej 16 deri më 18 prill 2009, me temë organizatat e shoqërisë civile dhe sfidat e autoriteteve politike.

Ky kongres mbështetet nga Kuvendi Kombëtar i Sllovenisë dhe Qeveria e këtij shteti. Në kuadër të kësaj vizite pritet që kryeparlamentari Krasniqi të takohet me personalitete më të larta të vendit ,si: presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin e Sllovenisë.

Kryeparlamentari pranoi me kënaqësi ftesën, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës shpreh gatishmëri për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin slloven, Jozef Hleb