Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer
, 30.03.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer. Në fillim të takimit kryeparlamentari Krasniqi dha një pasqyrë të punës së Parlamentit të Kosovës, duke vënë në pah se është përmirësuar dukshëm komunikimi me Qeverinë dhe kontrolli parlamentar ndaj saj. Në këtë frymë është kërkuar edhe nga komisionet parlamentare që të komunikojnë më gjerësisht me ministritë përkatëse. Në aspektin e mbikëqyrjes parlamentare gjithnjë e më e mirë është edhe përgjigjja e ministrive.
Duke folur për çështjen e zgjedhjes së Ombudspersonit të Kosovës u tha se rreth procesit të zgjedhjes së tij,përkatësisht listës së ngushtë, e cila do t’ i procedohet Parlamentit, do të angazhohen dy komisione, ai për Gjyqësi dhe Legjislacion, si dhe ai për të Drejtat e Njeriut, për Personat e Pagjetur dhe Peticione.
Tani, tha kryeparlamentari Krasniqi, “jemi në procedurë të zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,zgjedhja e të cilëve do të përfundojë nga fundi i prillit të këtij viti”.Kryeparlamentari Krasniqi e njoftoi z. Almhofer edhe lidhur me nxjerrjen e Rezolutës për integrimin evropian të Kosovës.
Z. Werner me këtë rast e falënderoi kryeparlamentarin për këtë prezantim, duke shprehur njëkohësisht edhe kënaqësinë për ecurinë e punëve në Parlamentin e Kosovës.”Ne do t’ ju ofrojmë ndihmë për realizimin e procesit të integrimit evropian,sidomos në fushën e përafrimit të legjislacionit kosovar me atë evropian”, theksoi z. Almhofer. Në këtë takim u diskutua edhe për çeshtjen e zgjethjes së kryeshefit të Komisionit Qendror të Zgjethjeve në Kosovë.