Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadoren e Estonise, Karin Jaani

, 02.04.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot ambasadoren e porsaemëruar jorezidente të Estonisë për Kosovë, znj. Karin Jaani, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen gjithanshme të vendit të saj për Kosovën, sidomos për njohje e shpejtë të pavarësisë së vendit tonë.

Në këtë takim njohës kryeparlamentari Krasniqi i ka shpjeguar diplomates estoneze për punën e vazhdueshme të Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë miratimin e ligjeve.

Është biseduar edhe për bashkëpunimin ndërparlamentar, në veçanti bashkëpunimin e grupeve të miqësisë Kosovë-Estoni.

Ambasadorja estoneze për Kosovë (me seli në Bruksel), Karin Jaani, e cila i ka dorëzuar sot presidentit Sejdiu krediencilet për emërimin e saj, e ka siguruar kreun e Kuvendit të Kosovës, se qeveria e vendit të saj është e gatshme ta mbështesë Kosovën në shumë plane.
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadoren e Estonise, Karin Jaani