Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 06.04.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën morën edhe shefat e grupeve parlamentare vendosi që në njëvjetorin e aprovimit të Kushtetutës së Kosovës të mbajë një seancë solemne më 8 prill të këtij viti. Në këtë mbledhje u përcaktua edhe rendi i ditës së seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 16 prill të këtij viti. Në seancën e ardhshme pas kohës së pyetjeve parlamentare do të shqyrtohen për herë të parë tri projektligje,si: Projektligji për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar apo konfiskuar, Projektligji për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë Publike dhe Projektligji për armët. Ndërkaq, për herë të dytë do të shqyrtohet Projektligji nr. 03/L-090 për partneritet publiko-privat dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve dhe procedurat për dhënien e tyre, ndërsa do të shqyrtohet Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 2004/50 për veprimtarinë private në shëndetësi.
Përkitazi me kërkesën e gjashtë deputetëve për të debatuar në seancën e radhës lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Kryesia vendosi që së pari të kërkohet një raport nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit mbi këtë proces, i cili do të përmbante edhe organizatat që përmenden në kërkesën e gjashtë deputetëve, mbi bazën e së cilës pastaj do të zhvillohej debati në një seancë të ardhshme.
Në rendin e ditës së seancës së 16 prillit do të jenë edhe Rekomandimet e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me zgjedhjen e anëtarit jo–ekzekutiv të Bordit Drejtues të BQK-së, për të cilën pozitë nga paneli intervistues është propozuar z. Mejdi Bektashi,si dhe Raporti i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë për vitin 2008 dhe Raporti i Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2008.
Në bazë të ftesës së Asamblesë së NATO-s, e cila mban sesionin pranveror nga 22 deri 26 maj të këtij viti, u vendos që një delegacion prej tre anëtarësh të përfaqësojë Kuvendin në këtë sesion.