Lajmet e fundit
Në Prishtinë filloi takimi ndërparlamentar PE-Kosova
, 06.04.2009
Ka filluar sot, në orët e pas ditës, në Prishtinë takimi i dytë ndërparlamentar ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kosovës, kurse sesionin e parë punues i takimit e kanë kryesuar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe znj. Doris Pack, kryesuese e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Vendet e Evropës Jug-Lindore.
Zonja Pack, në fillim të takimit është shprehur se kjo vizitë e fundit, para zgjedhjeve të reja për Parlamentin Evropian, tregon interesimin e BE-së për proceset në Kosovës që dëshmohet edhe me Rezolutën e miratuar në njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Kosova përkrahet më shumë se çdo vend tjetër joanëtar i BE-së”, ka thënë Pack, e cila i ka inkurajuar institucionet e Kosovës për përkushtim ndaj ligjeve, bashkëpunimit ekonomik dhe integrimeve rajonale.
“Me kënaqësi mund të konstatojmë që në periudhën nga takimi ynë i fundit ndërparlamentar, në Kosovë kanë ndodhur zhvillime pozitive, të cilat e kanë përparuar atë në të gjitha fushat e jetës”, ka thënë kryeparlamentari Kradmniqi, duke e përshëndetur delegacionin e parlamentarëve evropianë dhe hapur takimin. Gjatë gjithë kësaj periudhe është mbajtur një stabilitet i mirë politik, ka thënë në vazhdim kreu i Kuvendit, i cili ka theksuar se në Kosovë ka siguri, kohezion shoqëror dhe proces të vazhdueshëm të pajtimit ndëretnik.
Ai ka vënë në pah se përfaqësimi i komuniteteve pakicë në institucione politike, në administratë dhe integrimi i tyre në jetën shoqërore e ekonomike ka ecur relativisht mirë, por ka theksuar se institucionet ilegale, të nxitura dhe të financuara nga regjimi i Beogradit, janë bërë pengesë serioze e integrimit të komunitetit serb në Kosovë.
Krasniqi i ka garantuar parlamentarët evropian për përkushtimin e institucioneve të vendit për zbatimin e plotë të Pakos së Ahtisaarit, të decentralizimit dhe formimit të komunat e reja, atje ku pjesëtarët e pakicave janë popullsi shumicë, duke u dhënë kompetenca të larta në fushë të arsimit e të shëndetësisë. Kreu i Kuvendit ka folur edhe për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe për synimin e vendit tonë për integrim në të gjithë mekanizmat evropianë dhe euroatlantikë.
Drejtori i Departamentit të Evropës Jugore dhe Juglindore, Tomas Szunyog, ka folur në emër të Zyrës Kryesuese të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ai ka theksuar se me gjithë vështirësitë për shkak të reformave institucionale dhe krizës financiare botërore, BE-ja nuk ka hequr dorë që me kohë t’i anëtarësojë të gjitha vendet e Ballkanit. Ne e diskutojmë vazhdimisht gjendjen në Kosovë, sepse mendojmë që Kosovës t’i sjellim perspektivë evropiane të zhvillimit ka thënë Szunyog. Ai i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës që në agjendën e saj të fusë edhe më me përkushtim çështjet e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.
Në emër të Komisionit Evropian ka folur Renzo Daviddi, i cili takimin e ka përshëndetur në emër të komisionarit për zgjerim të BE-së, Oli Rhen. Vitin 2009 ai e ka quajtur të rëndësishëm për Kosovën për shkak të studimit të fizibilitetit për vendin tonë dhe Raportit të progresit të Komisionit Evropian që është duke u përgatitur.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimet Evropiane, Zylfije Hundozi, ka elaboruar Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës në fushën e Integrimit Evropian. Ajo është ndalur në sfidat që dalin për Kuvendin nga Raporti i progresit për Kosovën të Komisionit Evropian dhe hapat e ndërmarrë për të përmirësuar gjendjen.
Gani Koci ka folur për zbatimin e sundimit të ligjit dhe për gjendjen e gjyqësorit në tërë Kosovën, duke u përqendruar sidomos në mekanizmat për përcjelljen e zbatimit të ligjeve të miratuara.
Për të drejtat e komuniteteve dhe pakicave, për masave për ndërtimin e besimit, përfaqësimin e pakicave në institucionet dhe shërbimet kyçe shtetërore , kanë folur anëtarët e Kryesisë, Slobodan Petrovič dhe Džezair Murati.
Lidhur me strategjitë për zhvillim ekonomik dhe resurse njerëzore në Kosovë, kanë folur zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza dhe deputeti Berim Ramosaj, kurse për atë se si të sigurohet roli udhëheqës i Parlamentit në procesin e shtet ndërtimit, si të përmirësohet shqyrtimi dhe miratimi i ligjeve, transparenca dhe koordinimi e bashkëpunimi ndërinstitucional, ka shpjeguar deputeti Lutfi Haziri.
Pyetjeve të shumta të zonjës Pack dhe të europralamentarëve të tjerë: Becsey, Czarnecki, Kallenbah, Meijer dhe Tokish, u janë përgjigjur përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës.
Anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, ka dhënë sqarime pse nuk është kryer deri më tani regjistrim i popullsisë, duke pohuar se institucionet e Kosovës me kohë kanë bërë përgatitjet duhura për këtë veprim të domosdoshëm, por se pengesat kanë ardhur nga jashtë Kosove.
Deputeti Ibarahim Makolli ka shpjeguar pse Kuvendi i Kosovës për të satën herë me radhë nuk ka arritur të zgjedh Avokatin e Popullit, si dhe ka theksuar nevojën e ndryshimit të rregullave për zgjedhjen e këtij institucioni të autoritetit moral në Kosovë.
Në përfundim të sesionit të sotëm kryeparlamentsari Krasnqi ka theksuar se Kuvendi i Kosovës tashmë i ka miratuar ligjet që mundësojnë funksionimin e shteti , ligjet që garantojnë të drejtat e pakicave dhe ligjet për trashëgiminë fetare dhe kulturore.
“ Ju jeni përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, prandaj duhet të jeni më të fortë në raport me qeverinë dhe sidomos me ministrat, të cilët nuk iu përgjigjen kërkesave të Kuvendit, i ka trimëruar eurodeputetja Pack, kuvendarët e Kosovës.
Sesioni i dytë vazhdon të Martën në orën 9:00, në përfundim të të cilit pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët, kurs në orën 12:00 kryeparlamentarit Krasniqi dhe europarlamentarja Doris Pack, do të mbanë një konferencë me gazetarë, lidhur me takimin e dytë ndërparlamentar, Parlamenti Evropian-Kuvend i Kosovës.