Lajmet e fundit
Përfundoi takimi ndërparlamentar PE-Kosova
, 07.04.2009
Në sesionin e dytë dhe të fundit të takimit të dytë ndërparlamentar ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kosovës, të drejtuar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe znj. Doris Pack, kryesuese e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Vendet e Evropës Jug-Lindore, janë shoshitur të drejtat e njeriut në Kosovës, përfshirë edhe ato të e komuniteteve dhe pakicave, si dhe strategjitë për zhvillim ekonomik dhe resurse njerëzore në Kosovë.
Duke bërë prezantimin në temën bosht ”Situata me të drejtat e komuniteteve dhe pakicave”, shefi i grupit parlamentar të AKR-së, njëherësh aktivist shumëvjeçar në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka theksuar se përmirësimi i të drejtave të njeriut ka qenë përkushtim i vazhdueshëm i institucioneve të Kosovës, përfshirë këtu edhe Kuvendin e Kosovës, i cili krahas miratimit të Kushtetutës ka nxjerrë edhe një mori ligjesh, kryesisht që burimin e kanë në Propozimin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari. Ai tutje ka cituar Kushtetutën e Kosovës, e cila u garanton “të gjithë personave në Kosovë gëzimin e të drejtave dhe të lirive njerëzore themelore në barazi të plotë dhe pa asnjë lloj diskriminimi” dhe i obligon “institucionet të respektojnë dhe të sigurojnë standardet e pranuara ndërkombëtarisht të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke përfshirë ato të drejta dhe liri të përcaktuara me: Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, si dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ai më këtë rast ka pohuar se Kushtetuta dhe ligjet e tjera të miratuara nga Kuvendi kanë paraparë dhe krijuar mekanizma për diskriminim pozitiv, përfshirë këtu edhe vendet e rezervuara si dhe mekanizma për mbrojtje nga mbivotimi për ligjet me interes vital, për të cilat nevojiten edhe 2/3 e deputetëve të pakicave.
Së fundit Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Strategjinë dhe planin e veprimit për të drejtat e njeriut e cila një pjesë të madhe i kushton sidomos të drejtave të pakicave dhe pjesëtarëve të tyre. Makolli ka theksuar faktin që me gjithë inkurajimin për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të pakicave në jetën institucionale të Kosovës, e në veçanti pjesëtarët e pakicës serbe, një gjë e tillë nuk po arrihet për shkak të ndërhyrjes dhe të ndikimit të drejtpërdrejtë të politikës së Beogradit dhe manipulimit me pjesëtarët e pakicës serbe.
Në këtë temë kanë folur edhe anëtarët e Kryesisë, Xhezair Murat dhe Slobodan Petroviq dhe Sabri Hamiti të cilët disa herë u janë përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve për nivelin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve.
Murat ka ritheksuar faktin që me gjithë integrimin e plotë të komuniteteve e tjera, pos atij serb në Kosovë dhe me gjithë zgjidhjen e mirë normative të mbrojtjes së drejtave të njeriut, në praktikë rezulton i privilegjuar pikërisht komuniteti serb, i cili, siç është shprehur ai “në një anë kërkon të mbetet të jetojë në Kosovë, në anën tjetër i shtrohet regjimit të Beogradit për të mos u integruar dhe kundërshtuar institucionet e Kosovës.
Situata nuk është si do të donim, ka thënë Petroviq, duke shtuar se nuk mjaftojnë vetëm kthimi i personave të zhvendosur, por nevojiten edhe kushte për mbijetesë, e cila është e vështirë, për shkak të kushteve ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe sidomos papunësisë së madhe.
Duke u shprehur optimist për ardhmërinë e serbëve të Kosovës, pas përfundimit të decentralizimit, ka theksuar se Komuna e Graçanicës do të jetë ndër komunat më të mëdha të Kosovës për kah sipërfaqja e tokës dhe me resurse shumë të mira ekonomike.
Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse ka kërcënime fizike a verbale të serbëve nga popullsia shumicë e Kosovës, Makolli ka thënë se nuk ka asnjë rast kur shqiptarët me gjithë gjenocidin ndaj tyre, të kenë refuzuar kthimin e zhvendosurve serbë.
Anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, ndërkaq, është shprehur se që nga viti 1912 serbët kanë qenë shtesë pushteti në Kosovës dhe rrallëkush prej tyre ka punuar gjë tjetër pos në administratë dhe mekanizmat e shtetit. Prandaj, ka thënë ai, serbët e kanë të vështirë të jetojnë të barabartë me shqiptarët.
Duke dhënë shpjegime plotësuese për strukturat paralele në veri të Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi ka theksuar faktin që strukturat e tilla nuk janë mekanizma kushtetues të Kosovës, se financohen nga Beogradi dhe se duke e shkatërruar doganën në atë pjesë të Kosovës, ato janë edhe kundër interesit të qytetarëve serb të atjeshëm.
Duke u ndërlidhur në këtë temë, Doris Pack është shprehur e prerë se qytetarët e asaj pjese të Kosovës janë peng i bandave të cilat gëzojnë mbështetjen e Beogradit, të cilit BE-ja duhet t’ia thotë troç se nuk mundet më kështu. Ajo, ndërkaq, u ka sugjeruar qytetarëve të të gjitha nacionaliteteve që ta respektojnë dhe ta mësojnë gjuhët e mjedisit ku jetojnë.
Zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza ka folur për strategjitë e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik dhe të resurse njerëzore në Kosovë. Ai ka theksuar se gjatë vitit të shkuar Kosova ka pasur rritje ekonomike pre 5.5 për qind, se të hyrat për buxhetin e Kosovës janë shtuar për 14 për qind, kurse të hyrat komunale, madje, për 46 për qind. Ai ka dhënë shifra edhe për rritjen e rritjen e investimeve kapitale për 124 për qind, duke e quajtur Kosovën vend atraktiv për investime të jashtme. Hamza pafolur edhe për procesin e privatizimit dhe të mirat që do t’i ketë ekonomia e Kosovës nga ky proces, por ka pohuar gjithashtu problemet që i kanë shkaktuar Kosovës mbajtja e mjeteve të privatizimit në bankat e jashtme dhe të Fondit të Trustit të Pensioneve, i cili për shkak të krizës ekonomike globale është zhvleftësuar për rreth 30 për qind.
Berim Ramosaj, duke folur për të njëjtën temë, ka përmendur fakte më të errëta për ekonominë e Kosovës, duke theksuar papunësinë e cila arrin në 60 për qind shkallën e ulët të investimeve të jashtme dhe bilancin negativ ndërmjet importit dhe eksportit. “Kemi kontingjent të punës, por nuk kemi resurse humane” ka thënë Ramosaj, duke përmendur 30 mijë të rinj të papunë në vit.
Gani Koci ka folur për gjithë legjislacionin e sferës ekonomike që është miratuar në Kuvend dhe atë në procedurë parlamentare, që hapin rrugë për investime të huaja në ekonominë e Kosovës dhe i garantojë ato.
Në këtë takim është miratuar një deklaratë e përbashkët e ty dy delegacioneve parlamentare.
Në përfundim të takimit kryeparlamentari Krasniqi e ka vlerësuar mbështetjen e Parlamentit Evropian, duke u shprehur optimist thellimin e bashkëpunimit.
Eurodeputetja, Pack, nga ana e saj është shprehur Kosova mund të mbështetet çdo herë në Parlamentin Evropian.
Kryeparlamentari Krasniqi dhe europarlamentarja Pack pas përfundimit takimit kanë mbajtur një konferencë me gazetarë, lidhur me takimin e dytë ndërparlamentar: Parlamenti Evropian-Kuvend i Kosovës.