Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi uron për Pashkët katolike

, 11.04.2009




Me rastin festës katolike të Pashkëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka uruar Ipeshkvin e Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe gjithë besimtarët e krishterë të Kosovës.

Në urim thuhet:

I nderuar Shkëlqesi, Imzot Dodë Gjergji

Juve dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të Kosovës ju uroj gëzuar për shumë mot festën e Pashkëve, ditën e simbolit të fitores mbi të keqen dhe të ringjalljes.

Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja e dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca.

Me respekt
Jakup Krasniqi