Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale

, 08.04.2009




Komisioni i Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale mbajti sot mbledhje nën kryesinë e Sadik Idrizit, Kryetar i Komisionit. Pikë kryesore e rendit të ditës ishte gjendja e përgjithshme në shëndetësisnë e Kosovës.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komisionit morën opjesë edhe ministri i Ministrisë së Shëndetsësisë, y. Alush Gashit, morën pjesë edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nga kabineti i tij.

Duke folur në mbledhejn e sipërmendur për gjensjen e përgjithhme në shëndetësisnë e Kosovës, ministri Gashi theksoi se gjendja është shumë e vështirë por megjithatë është diçka më e mirë sesa në vitet e kaluara. Në vazhdim të paraqitjes së tij ministri Gashi përmendi se vitin e kaluar për pajisje me barna dhe material sanitar nga Buxheti i Kosovës për këtë qëllim janë dhënë 16 milionë e 100 mijë euro. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2008 në tërësi ka përmbushur planin në fushën e investimeve kapitale, ka realizuar inspektimin pothuaj të të gjitha institucioneve shëndetësore si të atyre publike poashtu edhe të atyre private dhe gjithashtu ka bërë inspektimin e shumë enteve faramceutike.. ministri Gashii theksoi në vazhdim se sa më parë duhet të nxirret ligji sipas të cilit punëtorët shëndetësor të Kosovës do të dalin nga kuadri i punëtorëve të shërbimit civil, do të thotë ata duhet të trajtohen si Punëtorë Publikë Shëndetësorë të Kosovës.

Ministri Gashi në fund tha se Ministria e Shëndetësisë ka përgatit për vitin e ardhshëm Planin master të shëndetësisë së Kosovës për ndërtimin e spitalit të qytetit të Prishtinës. Sipas planit dhe programit të kësaj Ministrie po bëhen përgatitje për sponsorimin e gjithsej gjashtë projekt ligjeve dhe 11 udhëzimeve administrative, kurse si detyrë më prioritare është që në bashkëpunim me Fondin Ndërkombëtar Financiar të rregullojë Projektligjin e Sigurimit Shëndetësor të Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale