Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi, ka pritur sot një delegacion parlamentar nga Shqipëria
, 14.04.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot një delegacion parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë të kryesuar nga Preç Zogaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë.
Është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në shumë fusha me interes të përbashkët të të dy vendeve.
Duke u uruar mirëseardhje, kryeparlamentari Krasniqi i ka përgëzuar parlamentarët shqiptarë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e quajtur këtë datë të shënuar, jo vetëm për vendin e tyre, por edhe për të gjithë shqiptarët.
Bashkëpunimin e suksesshëm të dy komisioneve homologe Krasniqi e ka quajtur lokomotive të bashkëpunimit ndërparlamentar Kosovë-Shqipëri.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë i Kuvendit të Shqipërisë, Preç Zogaj, i ka vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy parlamenteve dhe sidomos ndërmjet komisioneve për politikë të jashtme. Ai ka theksuar se janë krijuar hapësira të mrekullueshme për këmbim përvojash lidhur me objektiva të përbashkëta që kanë Shqipëria dhe Kosova, sidomos në infrastrukturë, aftësimin e Portit të Shëngjinit për nevojat e Kosovës dhe për sfidat integruese në mekanizmat europianë dhe euroatlantikë.
Në këtë takim, në të cilin merrnin pjesë edhe anëtarët e Kryesisë, Sabri Hamiti dhe Xhavit Haliti, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Arta Dade dhe Namik Dokle, si dhe ambasadori Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, janë sheshuar mundësit e bashkëpunimit edhe më intensiv, si dhe është kërkuar që të trimërohen qeveritë e dy vendeve që të zbatohen marrëveshjet e deritanishme dhe të arrihen marrëveshje të reja të interesit të ndërsjellë.