Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 14.04.2009
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, i kryesuar nga zonja Myzejene Selmani- kryetare e Komisionit, sot mbajti mbledhje ku për pikë kryesore të rendit të ditës pati shqyrtimin (për herë të dytë)e Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/5 për tregtinë me naftë dhe derivatët e naftës në Kosovë.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, z. Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorët më të afërt të kabinetit, si dhe përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisonit, pas sqarimeve që i dha minsitri Zharku në lidhje me disa nene kontestuese dhe diskutimit të shkurtër për këtë Projrktligj, morën vendim që, Grupi i punës i Komisonit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë për Tregti dhe Industri të takohen edhe një herë për t’i shqyrtuar nenet kontestuese të këtij Projektligji, dhe me qëndrime të harmonizuara t’i paraqesin raport Komisionit.
Po në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit e shqyrtuan edhe Raportin vjetor të punës së Komisionit të pavarur pëe Miniera e Minerale dhe me disa ndryshime e plotësime ky raport u miratua.