Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u takua me presidentin slloven Danilo Türk
, 17.04.2009
Mbrëmë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi mori pjesë në hapjen e punimeve të Kongresit të Lëvizjes Ndërkombëtare Evropiane dhe Lëvizjes Evropiane të Sllovenisë, organizuar në Lubjanë në bashkëpunim me Komisionin Evropian, me Qytetin e Lubjanës dhe me përkrahjen e Asamblesë Kombëtare e të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.
Kongresi ka për temë rolin e organizatave të Shoqërisë Civile në procesin e integrimit të vendeve kandidate dhe kandidateve potenciale të BE, me titull »Organizatat e Shoqërisë Civile sfidojnë autoritetet publike«. Në hapje të Kongresit folën Zoran Jankovič, kryetar i Lubjanës, Pat Cox, kryetar i Lëvizjes Evropiane, Pavel Gantar, kryetar i Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë dhe An Krumberger, kryetar i Lëvizjes Evropiane Sllovene. Para dhe pas seancës, kryetari Krasniqi pati rastin të takohej me personalitete sllovene dhe evropiane.
Sot kryetari Krasniqi u prit nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, zoti Danilo Türk. Zoti Krasniqi me këtë rast, pasi shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërparlamentare midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, e informoi presidentin Türk për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe e falënderoi Slloveninë dhe personalisht presidentin për mbështetjen që i kanë bërë Kosovës. Ai kërkoi vazhdimin e përkrahjes sllovene në plan ndërkombëtar dhe në zhvillimin e Kosovës, nëpërmjet zgjerimit të investimeve nga Sllovenia.
Presidenti Danilo Türk i çmoi lart të arriturat e Kosovës, duke e quajtur atë faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe në Evropën Juglindore. Ashtu siç e kemi ndihmuar Kosovën drejt pavarësisë, tha ai do ta ndihmojmë edhe në proceset e integrimit evropian. Ne, si vende të pavarura dhe mike do të thellojmë bashkëpunimin ekonomik e tregtar, por edhe me prezencën sllovene në EULEX e KFOR.
Zoti Danilo Türk u interesua veçanërisht për të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë, për bashkëpunimin me Këshillin e Evropës, të cilin së shpejti do ta kryesojë Sllovenia dhe për sistemin e gjyqësisë.
Takimi kaloi në një frymë të ngrohtë miqësore.
Nesër, kryetari Krasniqi do të marrë pjesë në debatin e Kongresit dhe do të takohet me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, zotin Pavel Gantar.