Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi uron qytetarët ortodoksë të Republikës së Kosovës

, 17.04.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e festës ortodokse të Pashkëve ka uruar sot Peshkopin Artemije dhe gjithë besimtarët ortodoksë të Republikës së Kosovës.

Në telegramin e urimit thuhet:

Fortlumturisë së Tij, Peshkopit Artemije

Juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë të Republikës së Kosovës ju uroj gëzuar për shumë mot festën e Pashkëve, ditën e fitores mbi të keqen dhe të ringjalljes së Krishtit.

Uroj që të mbretërojë paqja e dashuria , mirëkuptimi e toleranca në ndërmjet të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Me respekt,
dr. Jakup Krasniqi
Kryekuvendari Krasniqi uron qytetarët ortodoksë të Republikës së Kosovës