Lajmet e fundit
Një grup klientësh të QSHM të Prishtinës vizituan Kuvendin e Kosovës
, 21.04.2009
Një grup klientësh të Qendrës së Shëndetit Mendor të Prishtinës, të kryesuar nga drejtoresha Sarije Doko dhe këshilltarja psiko-sociale e kësaj qendre, Xhyljeta Buzuku, vizituan sot Kuvendin e Kosovës. Klientët dhe udhëheqjen e këtij institucioni i pritën këshilltarët e kryetarit të Kuvendit të Kosovës :Basri Musmurati dhe Eshref Vishi. Me këtë rast udhëheqja dhe klientët e kësaj qendre u njoftuan lidhur me punën e Kuvendit të Kosovës, si dhe u njohën me ambientet e Kuvendit.
Kjo vizitë u bë në kuadër të program – planit të punës së QSHM-së me klientë të kësaj qendre, të cilët vijnë në qëndrim ditor me qëllim të zhdukjes së stigmës dhe riosocializimit .
Kjo vizitë u bë në kuadër të program – planit të punës së QSHM-së me klientë të kësaj qendre, të cilët vijnë në qëndrim ditor me qëllim të zhdukjes së stigmës dhe riosocializimit .