Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 21.04.2009
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë plenare më 30 prill, është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, e në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupe ve parlamentare.
Pas përgjigjeve të Kabinetit qeveritar pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, deputetët do të shqyrtojnë propozimin për emërimin e një anëtari joekzekutiv të Bordit Drejtues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kurse në vazhdim do të procedohet me shqyrtimin për herë të dytë të Projektligjit për zonat ekonomike.
Në vazhdim parashihet që seanca të zgjedhë një anëtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, të formojë Komisionin Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, të shqyrtojë Raportin e punës së RTK-së për vitin 2007 dhe Raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për të hyrat dhe shpenzimet e RTK-së për vitin 2007, si dhe Raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2008.
Po në mbledhjen e sotme, Kryesia ka shqyrtuar propozimin e një grupi prej 12 deputetësh për të debatuar lidhur me gjendjen në Trustin e Kursimeve Pensionale. Është vendosur që para se çështja të shtrohet në seancën e parë të muajit maj, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (në mungesë të Bordit të BQK-së), duhet të paraqes në Kuvend një informatë, si bazë për debatin parlamentar në këtë temë.
Kryesia ka shqyrtuar dhe ka mbështetur Rekomandimin e Komisionit për Punë te Jashtme lidhur me nismën për formimin e Grupit të Miqësisë në ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Bundestagut të Gjermanisë, dhe Grupit të Miqësisë Kuvendi i Kosovës-Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.