Lajmet e fundit
Komisionit për Integrime Evropiane shqyrtoi sfidat e përfshirjes sociale në Kosovë
, 22.04.2009
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, në një takim të rregullt pune, të drejtuar nga kryetarja e këtij komisioni, znj. Zylfie Hundozi, ka shqyrtuar Draftletrën e bardhë - Sfidat e përfshirjes sociale në Kosovë. Versioni i parë i këtij dokumenti, i përgatitur nga UNDP-ja, nga shumica e folësve në këtë takim është vlerësuar i klishetizuar, i marrë nga përvoja të vendeve të tjera në tranzicion dhe jo shumë përmbajtjesor. Megjithëkëtë, është pohuar se një dokument i miratuar në Kuvend për përfshirjen sociale do të ishte i nevojshëm për Kosovën, sepse në mungesë të tij, kanë mbetur pa u shfrytëzuar shumë mundësi donacionesh ndërkombëtare në lëmin e shëndetësisë dhe bujqësisë.
Është arritur pajtimi që në funksion të përgatitjes së një dokumenti më të mirë të përfshirjes sociale, të organizohet një tryezë pune nga anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane, të atij për Barazi Gjinore dhe Komisionit për Shëndetësi, duke u përqendruar sidomos në përzgjedhjen e prioriteteve.
Komisioni, në po këtë mbledhje, ka shqyrtuar Projektligjin për produktet biocide (me amendamentet e Komisionit funksional), nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Referuesi i Komisionit për këtë projektligj, Naser Rugova, ka vlerësuar se projektligji në shqyrtim është në harmoni me legjislacionin e vendeve të BE-së. Komisioni, prandaj, ka rekomanduar që projektligji të procedohet për shqyrtim të dytë dhe miratim në Kuvend.