Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 28.04.2009
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Rrustem Mustafa , kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme ka miratuar planin e aktiviteteve që dalin për këtë komision nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian. Në këtë mbledhje është diskutuar edhe lidhur me rastin që ka ndodhur në Komandën e Policisë së Kosovës, ku janë vjedhur një sërë materialesh të sekuestruara. Lidhur me këtë Komisioni vendosi që të kërkojë informacion të hollësishëm nga organet përgjegjëse se si ka ndodhur ky rast.