Lajmet e fundit
Kryeparlamentari ,dr. Jakup Krasniqi, u takua me zëvendëskryeministren e Republikës së Kroacisë, zonja Jadranka Kosor
, 29.04.2009
Në vazhdim të qëndrimit në Kroaci, delegacioni parlamentar i Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi, u prit sot pasdite nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kroacisë, zonja Jadranka Kosor.
Zoti Krasniqi e njoftoi zëvendëskryeministren për zhvillimet e fundit në Kosovë, për legjislacionin e ri, me të cilin sigurohen standarde të larta të drejtave të pakicave dhe të ndërtimit të një shoqërie të lirë dhe demokratike. Ai ritheksoi nevojën e thellimit të marrëdhënieve politike, ekonomike, arsimore, kulturore, në fushë të shëndetësisë e të transportit etj. Ne kemi shumë nevojë, tha zoti Krasniqi, që të liberalizohet regjimi i vizave për hyrjen e qytetarëve të Kosovës në Kroaci dhe sidomos të të rinjve që duan të studiojnë në këtë vend dhe të biznesit në përgjithësi.
Duke i uruar Kroacisë hyrjen në NATO, zoti Krasniqi tha se Shqipëria dhe Kroacia, me anëtarësimin në NATO, e kanë forcuar stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.
Zonja Kosor shprehu kënaqësinë që po pret një delegacion kaq të lartë nga Kosova mike, duke theksuar gatishmërinë e qeverisë kroate për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ne jemi gati të vazhdojmë, tha ajo, gjithë mbështetjen për Kosovën, sidomos në rrugën e saj drejt integrimit evropian, por edhe për zgjerimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat. Ju mund të llogarisni në ndihmën e pakursyer të qeverisë kroate.
Në takim u tha se së shpejti pritet të takohen dy ministrat e transportit të të dy vendeve për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit më të mirë në infrastrukturën rrugore dhe të telekomunikimeve.
Gjatë sezonit turistik, Kroacia do të zbusë regjimin e vizave për Kosovën, por do të shikohen mundësitë që qarkullimi i njerëzve midis dy vendeve të lehtësohet më shumë në të ardhmen.
Delegacioni pati një takim shumë të ngrohtë me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kroaci. Në emër të Unionit të Bashkësive Shqiptare në Kroaci, mysafirët i përshëndeti zëvendëskryetari i tij, zoti Riza Hoxha. Zoti Hoxha dhe zoti Simon Kuzhnini paraqitën gjendjen e komunitetit shqiptar në Kroaci, i cili tashmë ka statusin e pakicës kombëtare, e treta me radhë për nga numri. Ata theksuan të arriturat e këtij komuniteti, sidomos në ruajtjen e identitetit kombëtar, në arsimimin e të rinjve dhe në kontributin që ka dhënë për Kosovën.
Zoti Krasniqi i njoftoi bashkatdhetarët me gjendjen në Kosovë, me marrëdhëniet e shkëlqyera që Kosova ka me Kroacinë dhe kërkoi nga ata që të shërbejnë si urë lidhëse midis dy vendeve mike.
Ne po ndërtojmë demokracinë dhe shoqërinë e lirë në vendin tonë, tha zoti Krasniqi. Kosova po ndryshon çdo ditë dhe është bërë faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Ai i falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e madh që kanë dhenë për mbijetesën në Kosovë dhe për çlirimin e saj.
Në takim folën edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, zotërinjtë, Sabri Hamiti, Naim Maloku dhe Xhezair Murati. Sonte, delegacionin do ta presë presidenti i Republikës së Kroacisë, zoti Stjepan Mesiq, kurse nesër, delegacioni i Kuvendit të Kosovës pritet të kthehet në atdhe.