Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim
, 29.04.2009
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Bojan Stojanoviç, në mbledhjen e sotme pikë kryesore të rendit të ditës pati diskutimin përkitazi me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e ICO-së në Kosovë, të Misionit të OSBE-së në Kosovë, përfaqësuesi i Zyrës për komunitete pranë Qeverisë së Kosovës, si dhe përfaqësuesi i Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Medie, z. Esat Brajshori.
Në vazhdim, anëtarët e Komisionit, pikësëpari deputetët e bashkësisë turke dhe boshnjake, ekspozuan argumentet që Ligji për përdorimin e gjuhëve në Kosovë nuk zbatohet në praktikë në ato komuna ku gjuha turke dhe ajo boshnjake janë në përdorim zyrtar, siç është rasti me Prizrenin dhe Mamushen. Njëherit, ky Ligj nuk zbatohet edhe në komunat tjera ku bashkësia turke dhe ajo boshnjake përbëjnë 5% të popullates ose atje ku kjo çështje është rregulluar me statut të posaçëm të komunave. Kështu që pjesëtarët e këtyre bashkësive formularët për certifikatat e lindjes, të vdekjes, të shtetësisë, për letërnjoftim dhe pasaportë, nuk i marrin në gjuhën e vet amtare. Mbishkrimet nëpër institucionet publike janë vetëm në një apo eventualisht në dy gjuhë dhe se dokumentet zyrtare, në shumë raste, nuk përkthehen në të gjitha gjuhët zyrtare ose që janë në përdorim zyrtar.
Në vazhdim të mbledhjes, pas diskutimeve gjithëpërfshirëse, u mor vendim që, Ligji për përdorimin e gjuhëve të zbatohet në tërësi në tërë hapësirën e Republikës së Kosovës, dhe javën e ardhshme të vizitohet Komuna e Prizrenit, për të mbikëqyrë implementimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe në një mbledhje të ardhshme të Komisionit, të ftohen ministri i Ministrisë për Punë të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, si dhe ministri i Ministrisë për Pushtetin Lokal, z. Sadri Ferati, të cilët do t’i paraqesin qëndrimet e veta përkitazi me implementimin e këtij Ligji në fushëveprimin e këtyre ministrive.
Në po të njëjtën mbledhje, anëtarët e Komisionit kundërshtuan amendamentin nr. 42 të Projektligjit për protokollin shtetrorë të Republikës së Kosovës, kundërshtim ky që me shkrim do t’i procedohet Kryesisë së Kuvendit të Republikjës së Kosovës për shqyrtim.