Lajmet e fundit
Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media u takua me një delegacion të Parlamentit të Kroacisë
, 08.06.2009
Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, kishte sot një takim me një delegacion të Parlamentit të Kroacisë, të kryesuar nga Nevenka Marinoviq, në përbërje të të cilit ishin edhe Goran Beus Richembergh, Ivan Hanzek,Tomisllav Iviq dhe Franjo Lluçiq, anëtarë të komisioneve për Vetëqeverisje Lokale dhe Rajonale dhe ai për Informim dhe Media në Parlamentin e Kroacisë. Tema thelbësorë të këtij takimi ishin thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet komisioneve dhe njohja reciproke lidhur me zgjidhjet ligjore për fusha të caktuara, të cilat përbëjnë fushë veprimtarinë e këtyre komisioneve. Në këtë vështrim Esat Brajshori posaçërisht u përqendrua në çështjen e funksionimit të televizionit publik. Ndër problemet në këtë lëmë ai përmendi çështjen e financimit të RTK-së, si dhe ndikimet politike ndaj këtij mediumi. Çështja e financimit, tha Brajshori, është një problem i veçantë. Bëhen përpjekje , theksoi ai, që për radiotelevizionin publik të gjendet zgjidhje e qëndrueshme financiare. Delegacioni kroat u njoftua me këtë rast se parapagimi për televizionin publik në Kosovë bëhet së ashku me faturat e energjisë elektrike, që sjell probleme. Lidhur me këtë nga delegacioni kroat u tha se në Kroaci parapagimi për radiotelevizionin publik bëhet ndaras, sikurse edhe për shërbimet tjera: siç janë uji, energjia elektrike etj. Brajshori njoftoi delegacionin edhe për procesin e amendamentimit të Ligjit për RTK-në, punë që pritet të kryhet deri në muajin gusht të këtij viti.
Në vijim Esat Brajshori foli edhe për reformat në shërbimin civil dhe administratë, duke theksuar se në Kuvendin e Kosovës kohë më parë kishin ardhur për shqyrtim tri projektligje:Projektligji për shërbimin civil,ai për Pagat, si dhe Projektligji për Qeverinë e Kosovës, të cilat nga spozoruesi u tërhoqën sepse nuk përmbushnin kërkesat përkatëse.
Të dy delegacionet u pajtuan se në fushën e shërbyesve civilë ka probleme sa i përket pagave, që është shkak për braktisjen e vendeve të punës nga nëpunësit në shumë vende evropiane.
Delegacionet shprehën gatishmëri për forcimin mëtejmë të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke u angazhuar për gjetjen e zgjidhjeve sa më adekuate në fushat që mbikëqyrin këto komisione, duke shpalosur edhe praktikat e mbikëqyrjes së sendërtimit të ligjeve.