Lajmet e fundit
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës vizitoi QKUK-në
, 16.06.2009
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga z. Sadik Idriz- kryetar, sot vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në fillim të vizitës, anëtarët e Komisionit, në hapësirat e drejtorisë së QKUK-së, u takuan me drejtorin gjeneral të kësaj Qendre, z.Jusuf Hulaj.
Në këtë takim duke i informuar anëtarët e Komisionit për punën e gjithmbarshme të QKUK-së, drejtori gjeneral z. Hulaj, theksoi se gjendja e gjithmbarshme është mjaft e rëndë dhe këtë para së gjithash për shkak të buxhetit të vogël, i cili i është destinuar QKUK-së dhe veçanërisht për shkak të mungesës së barërave esenciale dhe materialit sanitar, aparaturës së vjetëruar medicinale, mungesës së hapësirës, si për personelin mjekësor, gjithashtu edhe për shfrytëzuesit e shërbimeve të kësaj qendre shëndetësore, si dhe për shkak të disa mungesave të brendshme dhe parregullsiveme me të cilat po ballafaqohet kjo Qendër në punën evet të përditshme. Në vazhdim të fjalimit të vet z. Hulaj theksoi se gjatë vitit të kaluar, në emër të furnizimit me barëra dhe material sanitar, Ministria e Shëndetësisë i ka ndarë gjithsej 11.5 milion € , kurse në këtë vit (2009), për destinim të njëjtë janë ndarë gjithsej 16.1 milion € nga buxheti i Kosovë. Deri më sot QKUK është furnizuar vetëm me 5% të barërave esenciale dhe material sanitar, kështu që kjo gjendje me mungesë të barërave esenciale dhe materialit sanitar është problemi më i madh dhe më i rëndë. Duke i numruar problemet në QKUK, drejtori gjeneral theksoi se problem është edhe mospagesa e kujdestarisë së personelit të rregullt mjekësor, si dhe problemi më i ri i krijuar rreth paralajmërimit të ndërprerjes së punës të 250 specialistëve, gjithashtu për shkak të mospagesës së kujdestarisë. Në fund të fjalimit të vet , drejtori gjeneral i QKUK-së theksoi se bashkëpunimi i gjithanshëm i QKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë nuk është në nivelin e duhur. Për kapërcimin e kësaj gjendje të rëndë në këtë Qendër të Kosovës, pak a shumë duhet të angazhohen edhe Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim me drejtorin gjeneral të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, z. Jusuf Hulaj, anëtarët e Komisionit theksuan se në kuadër të obligimeve dhe autorizimeve të veta, do të të bëjnë çka është e mundur në mënyrë që kjo gjendje e rëndë në QKUK të përmirësohet.
Në kuadër të vizitës në QKUK, anëtarët e Komisionit vizituan edhe Shërbimin Urgjent që është në kuadër të QKUK-së.