Lajmet e fundit
Kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi, priti një grup studentësh nga Universiteti i Konstancës së Gjermanisë
, 23.06.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një grup studentësh të Universitetit të Konstancës së Gjermanisë, të cilët i udhëhiqte Peter Shuman, ish- zyrtar i lartë i UNMIK-ut në Ministrinë e Shërbimeve Publike të Kosovës, të cilët gjenden në Kosovë në një vizitë me karakter hulumtues nga fusha e administratës publike, duke u fokusuar sidomos në atë që ka ndodhur në Kosovë,rolin e OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit në raste të këtilla.
Pasi falënderoi këtë grup hulumtuesish të rinj për këtë vizitë , kryeparlamentari Krasniqi i bëri një vështrim historisë njëqindvjeçare të veprimeve të dhunshme të shtetit serb kundër Kosovës, qëllim i të cilave ishte gjenocidi mbi popullsinë shqiptare dhe dëbimi e shlyerja etnike e shqiptarëve , që u dëshmua edhe me dëbimin masiv të 1 milion shqiptarëve nga Kosova në vitin 1999. Pastaj, kryeparlamentari bëri një prezantim të gjerë të zhvillimeve në Kosovë që nga viti i 1999 dhe sidomos nga 17 shkurti i vitit 2008, kur u shpall shteti i pavarur i Kosovës. Në këtë frymë, kryeparlamentari Krasniqi foli për punën ë Kuvendit të Kosovës në fushën e legjislacionit, duke theksuar se vetëm brenda një viti Kuvendi i Kosovës ka aprovuar mbi 120 ligje, 52 prej të cilave kanë dalë nga Pakoja e Ahtisaarit, të cilat kanë së bazë funksionalizimin e pushteteve në shkallë vendi, pushtetit lokal e decentralizimit, sigurimin e të drejtave të njeriut, trashëgimisë kulturore etj. Të gjitha këto rezultate , tha Jakup Krasniqi, po tregojnë qartas se pavarësia e Kosovës solli stabilitet e siguri për të gjithë qytetarët, duke u reflektuar pozitivisht edhe në sigurinë e Rajonit. Kjo tregon se ishin të gabueshme disa parashikime se pavarësia e Kosovës do të prodhonte destabilitet në rajon. Kryeparlamentari Krasniqi para të pranishmëve foli edhe për procesin e ngritjes së administratës së Kosovës, si dhe disa probleme me të cilat ballafaqohet ajo,sidomos kur është fjala për pagat e ulëta, të cilat bëhen pengesë për absorbim të kuadrove të afta.
Kryeparlamentari me këtë rast u përgjigj edhe në disa pyetje të studentëve që kishin të bëjnë me realitetin kosovar.