Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 23.06.2009
Në mbledhjen e stome të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga dr.Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, u përkrah Raporti i Komisionit për Buxhet e Financa që në mbledhjen e 25 qershorit të radhitet në rendin e ditës shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 03/L-090 për partneritetet publiko-privat dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve dhe procedurat për dhënien e tyre.
Në po këtë mbledhje të Kryesisë u përkrahën edhe rekomandimet e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me përmbushjen e strategjisë legjislative të Qeverisë së Kosovës për vitin 2009, ato të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion që Projektligji për rezervat shtetërore të mallrave të procedohet për shqyrtim në seancë të Kuvendit, mocioni i deputetit Riza Smaka lidhur me përgatitjen e amendamenteve në Ligjin nr. 03/L-134, për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare, rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vitin 2010 (në bazë të qarkores së parë të MEF-it 2010/01) dhe rekomandimi i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor lidhur me vendimin e Qeverisë për emërimin e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të Rregullatorit për Ujëra e Mbeturina.
Lidhur me dokumentin Letra e Bardhë: sfidat e përfshirjes sociale në Kosovë u tha se ai do të procedohet në një seance të korrikut, posa të sigurohen raportet nga Komisioni për Integrime Evropiane dhe nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.