Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
, 20.07.2009
Në vazhdimin e seancës së të premtes së shkuar, të drejtuar nga kryeparlamentari Krasniqi, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë debatuar sot lidhur me gjendjen në Radio Televizionin e Kosovës, sipas kërkesës së një grupi të deputetëve. Arsyetimin për kërkesën e shtruar për debat, bashkë me rekomandimet për Kuvendin e Kosovës, i ka paraqitur deputeti Arsim Rexhepi. Ai ka theksuar se në bazë të Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe atij për Media, si dhe në bazë të raporteve financiare të vetë RTK-së (për dy vitet e fundit), në mediumin e vetëm radioteleviziv publik të vendi janë konstatuar shkelje të shumta të Ligjit për prokurimin dhe Ligjit për RTK-në. Ndër to ai ka theksuar ekzistimin e gjashtë xhirollogarive të ndryshme që posedon RTK-ja, përfundimin e mandatit të Bordit të RTK-së dhe të drejtorit të Përgjithshëm, këtu e tri vjet më parë, punësimin enorm dhe jashtëligjor të individëve në të ashtuquajturën « kontratë mbi veprën », klientelizmin politik etj. Rekomandimet e propozuara nga parashtruesit e kërkesës, kërkojnë ndryshime esenciale në funksionimin e RTK-së dhe krijimin e një komisioni hetues parlamentar për këtë medium, kërkesë, kjo që si ka pohuar Rexhepi eshët mbështetur nga 44 deputetë të Kuvendit të Kosovë.
Në përfundim të debatit për këtë pikë, kryeparlamentari Krasniqi i ka njoftuar deputetët se nëntë deputetë i kanë tërhequr nënshkrimet nga kërkesa për krijimin e komisionit hetimor për RTK-në, prandaj ka pohuar se nuk ka kushte ligjore për krijimin e këtij komisioni. Nuk kanë kaluar, ndërkaq, as rekomandimet e tjera.
Deputetët në seancën e sotme kasë pasur në rend dite edhe shqyrtimin e Rekomandimit të Komisioni Parlamentar Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës nga komuniteti serb. Arsyetimin me rekomandime për këtë pikë e ka dhënë deputeti Hydajet Hyseni, por për mungesë të kuorumit, nuk ka mundur të fillojë votimi i fshehtë. Votimi për këtë çështje do të vazhdojë në seancën e së enjtes.