Lajmet e fundit
Nga dëgjimi publik për Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë
, 27.07.2009
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi ka mbajtur sot dëgjim publik lidhur me Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtareve të lartë publik.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Bahri Hyseni, në fjalën e tij hyrëse në këtë dëgjim publik, Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë e ka vlerësuar ndër ligjet më të rëndësishme të Kosovës që rritë mundësitë për udhëheqje të ndershme dhe menaxhim të përgjegjshëm të parasë publike.
Anëtarët e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, por edhe përfaqësuesit e Zyrës së presidencës, të kryeministrit; të Ministrisë së Drejtësisë, të Komisionit Evropian, të Shoqatës së Prokuroreve, të Odës së Avokatëve, të Agjencionit Antikorrupsion , të Gjykatës Supreme të Kosovës, e të ftuar të tjerë kanë dhënë kontribute të çmueshme që do të shërbejnë për amendamentimin e projektligjit deri në shqyrtimin e tij të dytë.
Ka mbretëruar bindja se projektligji duhet të ketë karakter më shumë parandalues se sa represiv, se Agjencioni Antikorrupsion e ka të drejtën dhe detyrën që ta hetojë prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë ( të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit dhe të të emëruarve nga ta), duke konstatuar se ky agjencion aktualisht nuk ka potenciale për ta përmbushur këtë detyre, se duhet bërë publike asetet e deklaruara të këtyre zyrtarëve, të cilat duhet të publikohen në ueb-faqen e Agjencionit Antikorrupsion ose edhe në Gazetën Zyrtare.
Në këtë dëgjim publik është debatuar edhe për mundësitë e zgjerimit të rrethit të zyrtarëve që duhet ta deklarojnë pasurinë, përfshirë këtu sidomos kryetarët e komunave, inspektorët e administratës tatimore, përgjegjësit e prokurimit, përfaqësuesit e bordeve të ndërmarrjeve publike e të tjerë, si dhe rrethit të të afërmeve të tyre. Janë shprehur madje edhe mendime se projektligji duhet të vlejë jo vetë për zyrtarë të lartë, por për të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse, ndryshe, është thënë në takim, u lihen mundësi shumë kategorive që të krijojnë pasuri në mënyrë të paligjshme.
Në takim, ndërkaq, vëmendje e madhe i është kushtuar bashkëpunimit të Agjenciont Antikorrupsion me prokurorinë dhe precizimit të procedurave për konfiskimin e pasurisë të krijuar në mënyrë antiligjore.
Po sot Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi ka mbajtur një mbledhje të rregullt , në të cilën ka shqyrtuar projektstrategjinë kundër korrupsionit 2009-2011 dhe projekt planin e veprimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës kundër korrupsionit 2009-2011, të cilën ia ka rekomanduar Kryesisë së Kuvendit që miratohet në seancë plenare.