Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi do të vizitojë Finlandën
, 25.09.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të vizitojë Republikën e Finlandës me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Finlandës, Sauli Niinistö.
Gjatë realizimit të kësaj vizite zyrtare (nga 28 shtatori deri më 2 tetor 2009) kryeparlamentari Krasniqi do ketë takime me kryetarin e Parlamentit finlandez, Sauli Niinistö, me kryeministrin Matti Vanhanen, si dhe me ish-presidentin e Finlandës, Martti Ahtisaari.
Kryetarin e Kuvendit të Kosovës gjatë vizitës në Finlandë do ta shoqërojnë anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti dhe Ibrahim Gashi. Në përbërje te këtij delegacioni do të jenë edhe këshilltari për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Skender Reçica si dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit, Ismet Hajrullahu.