Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi dënon aktin e shëmtuar në Mitrovicë

, 13.11.2009




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka lëshuar sot një deklaratë lidhur me incidentin e djeshëm në Mitrovicë kundër kandidatit për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Hysni Ahmeti.

Në deklaratën e kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:

Mbrëmë ndodhi një akt tjetër i shëmtuar kundër mbarëvajtjes së procesit parazgjedhor në Kosovë. Nga të shtëna armësh u qëllua makina e kandidatit për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotit Hysni Ahmeti.

Organet kompetente të ndjekjes duhet të veprojnë shpejt dhe energjikisht për ta ndriçuar rastin dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë aktorët e krimit.

Ftoj qytetarët e Kosovës të ruajnë qetësinë e rendin dhe të votojnë në zgjedhjet e së dielës, sipas procedurave ligjore dhe vullnetit të tyre politik.
Kryeparlamentari Krasniqi dënon aktin e shëmtuar në Mitrovicë