Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 17.11.2009
Në fund të këtij muaji kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga Ramë Buja, shef i grupit Parlamentar të PDK-së dhe Ibrahim Makolli, shef i Grupit Parlamentar i AKR-së, do të udhëtojë në Budapes për një vizitë zyrtare në Hungari. Kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi është njoftuar me ftesën e Parlamentit të Hungarisë për vizitë të delegacionit parlamentar nga Kosova.
Një delegacion tjetër pesantarësh, ndërkaq, do të marrë pjesë në Konferencën për forcimin e sigurinë rajonale, që do të mbahet në Tiranë më 7 dhe 8 dhjetor.
Kryesia e Kuvendit ka lejuar vizitën zyrtare të një delegacioni të Komisionit për të Drejtat e Njeriut Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në Republikën e Polonisë, që do të realizohet nga 1 dhjetori deri më 4 dhjetor 2009.
Kryesia, ndërkaq, konform një vendimi të mëhershëm të saj për të vënë rregull në komunikimin parlamentar me vendet e tjera, nuk e ka mbështetur sot kërkesën e deputetit Ethem Çeku për të lejuar dhe financuar me mjete të Kuvendit pjesëmarrjen e tij në Samitin Evropian për Strategjinë e Energjetikës (në Pragë të Çekisë), nga 30 nëntor deri më 2 dhjetor 2009. Njësoj është vepruar edhe me kërkesën e deputetes Synavere Rysha, për kompensim shpenzimeve të një vizite të ngjashme, të realizuar kohë më parë.