Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti zv.kryeministrin shqiptar, Meta
, 25.11.2009
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, e ka pritur sot z. Ilir Meta, zv. kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shqiprisë, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në të dy vendet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Kryeparlamentari Krasniqi, duke e uruar për detyrat e rëndësishme që ka marrë z. Meta në Qeverinë e Shqipërisë, ka shprehur kënaqësinë për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme të jetës. Duke e vlerësuar traditën institucionale dhe të jetës politike në Shqipëri, e sidomos traditën diplomatike, Krasniqi është shprehur i bindur se Shqipëria sikurse e ka mbështetur Kosovën në të gjitha zhvillimet e saj pozitive edhe në rrethana shumë më të vështira, do ta ndihmojë edhe diplomacinë e re të Kosovës dhe do të lobojë zëshëm për njohje të reja të vendit tonë. Në këtë vështrim ai është shprehur shumë i kënaqur me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet ministrive të jashtme të dy vendeve tona.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur kënaqësinë për konsolidimin e legjislativit të Kosovës, i cili jo vetëm mban të gjallë debatin politik, por ka përballuar shumë sfida të nryshme që kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve të srtandardeve evropiane, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila është vlerësuar nga BE-ja dhe shumë vende të tjera të botës, si një kushtetutë shumë moderne, demokratike dhe e standardeve evropiane.
„Pa dyshim se Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin de partneritetin midis tyre“, ka theksuar Meta, i cili është shprehur se ekzistojnë hapësira të gjera për ta çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, parlamenteve të tyre, institucioneve të tjera dhe më gjerë. Ai është zotuar se ndër qëllimet e tij drejtues do të jetë përshpejtimi i proceseve integruese për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe gjithë rajonin në BE.
Kryediplomati shqiptar ka uruar për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke i vlerësuar ato të standardeve më të larta demokratike dhe duke shfaqur kënaqësinë për pjesëmarrjen në to edhe të pjesëtarëve të komunitetit serb.
„Në demokraci Kuvendi është vendi i ballafaqimeve dhe i debateve“, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi, duke u shprehur i bindur se ky fakt do të kuptohet edhe në Shqipëri dhe në Kosovë.
Në këtë takim, zëvendëskryeministrin Meta e shoqëronte ambasadori i Shqipërisë në NATO, Artur Kuko dhe bashkëpunëtorë nga MPJ. Nga pala kosovare merrnin pjesë edhe anëtarët e Kryesisë, Sabri Hamiti e Xhavit Haliti (njëherësh kryetar dhe nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme) dhe Ibrahim Gashi, si dhe këshilltarë të kryeparlamentarit Krasniqi. Në takim merrnin pjesë edhe ambasadorët respektiv , Pula dhe Lauka.