Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës

, 25.11.2009




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, nën kryesimin e Gani Gecit, kryetar, sot mbajti mbledhjen konstituive të tij.

Në këtë mbledhje u miratua fushëveprimi i Komisionit në harmoni me nenin 129 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenin 37 të Ligjit për Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës.

Fushëveprimi i Komisionit do të jetë: shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, shqyrtimi i raporteve të kryeministrit të Kosovës për çështjet në kuadër të kompetencave të tij (që kanë të bëjnë me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës), shqyrtimi i raporteve të Inspektorit të Përgjithshëm, si dhe kërkimi dhe hetimi i informatave përkitazi me punën e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës në përputhje me Nenin 37 të Ligjit për Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës.

Gjatë diskutimit anëtarët e Komisionit shprehen përkushtimin e tyre për punë sa më efikase. Komisioni do të mbikëqyrë nga afër ndërtimin e Agjencisë për Inteligjencë në mënyrë që ky shërbim të jetë profesional dhe të kryejë detyrën e vet në pajtim me ligjin. U vendos që komisioni të hartojë në plan të punës, sipas të cilit do të realizojë aktivitetin e vet. Kryetari i Komisionit njoftoi se ka marrë dy ftesa për vizita në Çeki dhe Gjermani, për të parë se si bëhet kontrolli dhe mbikëqyrja parlamentare ndaj shërbimit inteligjent,në mënyrë që komisioni që të mësojë nga këto praktika.
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës