Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
, 03.12.2009
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka vazhduar debati për Raportin e Komisionit Evropian për Progresin në Kosovë, për vitin 2009, i filluar më 26 nëntor, sipas kërkesës së Komisionit për Integrime Evropiane dhe të Grupit Parlamentar të LDD-së.
Në debatin e gjerë deputetët vlerësuan se Komisioni Evropian ka bërë një incizim të gjendjes aktuale në Kosovë, ku përfshihen edhe sukseset, edhe të metat, por përmenden edhe sfidat me të cilat do të përballet Kosova në të ardhmen.
Edhe deputetët nga opozita kanë vlerësuar se në dokumentin e Raportit të Progresit ka arritje dhe ecuri mjaft pozitive. Sa i përket pikës rreth sundimit të së drejtës, deputetët vlerësuan se në këtë fushë ka defekte.
Gjyqësori, sipas disa deputetëve, është jashtë çdo mbikëqyrjeje parlamentare, dhe kjo gjë mund të evitohet me një punë dhe angazhim të përbashkët të të gjitha insitucioneve.
Diskutuesit vlerësonin se në të tri dokumentet e KE-së, janë evidentuar rezultate , prandaj shpreheshin ata duhet që në të ardhmen të punohet me efikasitet edhe më të madh në mënyrë që të përmbushen sfidat .
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi tha : “Është hera e parë që tani jo vetëm që i kryejmë detyrat, por tashmë ka edhe kush t’ i kontrollojë. Ne, tashmë e kemi këtë mundësi: T’i kryejmë detyrat dhe të hyjmë në provim”, tha Kuçi duke shtuar se në vitin e ardhshëm e gjithë Evropa do të na vëzhgojë edhe më shumë.
Kuçi duke e quajtur raportin e Progresit, raport real tha se ky raport Qeverinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit i stimulon dhe i motivon shumë më shumë, për të punuar tutje. Ai tha se kanë bërë takime të njëpasnjëshme me të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat krerët qeveritarë kanë kërkuar që t’i përmbushin të gjitha obligimet e tyre.
Kryekuvendari Jakup Krasniqi tha se ndjehet i kënaqur me dokumentin e KE-së, për Kuvendin e Kosovës. Krasniqi tha se Raporti i Progresit është një vlerësim real. Ndërsa sa i përket kontrollit mbi Qeverinë e Kosovës, Krasniqi tha se këtë e bënë pozita dhe opozita. Këto kapacitete të institucioneve të Kosovës nuk janë ndërtuar vetëm gjatë dy viteve. “Nuk jemi të kënaqur as me kapacitetin e qeverisjes gjatë gjithë këtyre viteve në Kosovë. Janë disa çështje që nuk pajtohen në raportin e Progresit për Kosovën. Kur është fjala tek sundimi i ligjit, gjatë gjithë këtyre viteve përgjegjësia në sundimin e ligjit ka qenë më shumë e ndërkombëtareve se sa e vendorëve. Në shumë raste janë penguar institucionet vendore për të kryer detyrat e tyre, sidomos në sistemin e drejtësisë. Moskontrollimi i kufijve shtetëror realisht nuk është krejt përgjegjësi e Kosovës. E dimë që kjo përgjegjësi është edhe e atyre që na japin vërejtje. Sistemi i drejtësisë është përcjellë me dobësi gjatë gjithë këtyre viteve dhe do të përcillet edhe më . Nga shpallja e pavarësisë e këtej kemi pasur shtim të kompetencave, por për dy vjet s’ka qenë lehtë të arrihen kapacitetet e dëshiruara. Sa i përket korrupsionit dhe ligjit të prokurimit publik ne duhet të marrim të gjitha masat për ta ndryshuar ligjin dhe ta zvogëlojmë korrupsionin”, theksoi Krasniqi.
Institucionet e Kosovës duhet të përgatiten për të ndryshuar disa praktika negative që janë shfaqur në praktikën e deritashme të qeverisjes.
Sukseset që janë arritur janë të mëdha, dhe nuk është mirë t’ i mohojmë të arriturat që i kemi pasur. Vetë shpallja e pavarësisë dhe konsolidimi i institucioneve të pavarura është një sukses që duhet t’ i gëzohemi. Natyrisht Kosova ka probleme, por ne duhet të jemi ata që i ndryshojmë këto rrjedha, tha kryeparlamentari Krasniqi.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Zylfije Hundozi tha se me një punëtori dy ditore kanë hartuar planin e veprimit, bashkërisht me ekspert të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtar. Kritikat e Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian sipas saj janë që t’ua hap sytë Kosovës, se në cilat fusha duhet të përqendrohemi . Hundozi tha se edhe Kuvendi i Kosovës duhet të angazhohet në fushat në të cilat janë dhënë vërejtje në këtë raport. Ajo vlerësoi se plani i veprimit nga Komisioni për Integrime Evropiane iu referohet shumë sfidave që shtrohen para institucioneve të Kosovës.
Deputetët e opozitës më shumë vërejtje bënë në çështjen e emërimeve të zyrtarëve të lartë, të ndërhyrjes në borde, pastaj përmendën ngecjet në sistemin e drejtësisë, shpërlarjen e parave, krimin e organizuar, korrupsionin etj. Edhe deputetët e IRDK-së kanë shprehur disa shqetësime. Sipas tyre çështja e komuniteteve mbetet akoma brengosëse. Ata kërkuan nga Qeveria e Kosovës që komuniteti i tyre të mos ndjehet i anashkaluar dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë nga të gjitha institucionet e Kosovës.
Në përfundim të debatit u vendos që kryetarët e Komisioneve të Kuvendit të Kosovës në një takim të përbashkët të sjellin disa rekomandime, të cilat do të prezantoheshin për votim në një mbledhje të ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq,para se të fillojë debati për këtë pikë të rendit të ditës, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe të deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës, 46 gjithsej, kryetari i këtij grupi Ramë Buja, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme gjatë ditës së sotme rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë, më mënyrë që të sqarohet opinioni rreth ngjarjeve të fundit. Mirëpo, në seancë kishte mendime të ndryshme për këtë propozim. Kryesia e Kuvendit ishte për mbajtjen e kësaj mbledhjeje, por jo sot. Pas një pauze, në vazhdim të seancës Ramë Buja sërish mori fjalën duke theksuar se Grupi Parlamentar i PDK-së respekton vendimin e Kryesisë, mirëpo kërkoi që seanca të mbahet pas balotazhit të zgjedhjeve, pasi që, siç tha ai, është jo korrekte dhe jo e arsyeshme që kjo të bëhet në fushatë zgjedhore. Sidoqoftë, ai shtroi pyetjen se pse po hezitohet që ky debat të mos zhvillohet sot.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kërkoi nga deputetët që në të ardhmen të mos keqpërdoret foltorja e Kuvendit, për të mos dëmtuar procesin politik në Kosovë.