Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport

, 14.12.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Agim Veliu, kryetar i Komisionit, temë qendrore shqyrtimi ishte Projektligji për Mërgatën e Kosovës. Me këtë rast Drita Kadriu, kryetare e grupit punues për këtë Projektligj, njoftoi komisionin lidhur me punën e bërë në harmonizimin e këtij projektligji me vërejtjet e sugjerimet që janë dhënë në leximin e parë gjatë debatit në Kuvend dhe nga ana e grupit punues. Anëtarët e Komisionit e panë të udhës që para se të nisë amendamentimi i këtij Projektligji, të organizohet një debat publik, në të cilin do të ftoheshin përfaqësues të institucioneve që kanë të bëjnë me këtë problematikë. U përkrah edhe propozimi që në këtë dëgjim publik të ftohen edhe përfaqësues nga asociacionet e qytetarëve tanë që përkohësisht jetojnë e punojnë në botën e jashtme.
Mbledhja e Komisionit për  Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport