Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 16.12.2009




Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga z. Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me ç’rast u debatua për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Ndërtimi i kazermës ushtarake serbe pran kufirit me Kosovën dhe rasti Bllaca ishin tema bosht të këti debati.

Anëtarët e Komisionit u shprehën se potencialet ushtarake duhet të shërbejnë për ruajtjen e sigurisë në rajon, e jo të përdoren si provokim, siç bën Serbia. Megjithatë, Komisioni vlerësoi se ky objekt ushtarak nga ana e Serbisë nuk paraqet rrezik për sigurinë e vendit. Komisioni përshëndeti deklaratën e admiralit, Mark Fitzgerald, komandant i Forcave të NATO-s në Napoli në të cilën thuhet:” reduktimi i forcave të KFOR-it, bëhet për shkak se situata e sigurisë është stabile, dhe nuk ka indikacione që e rrezikojnë atë”.

Ndërkaq, në lidhje me rastin “Bllaca,” anëtarët e Komisionit u shprehën se Policia dhe organet e hetuesisë është dashur të reagojnë më me kohë, ndërsa drejtësia duhet të bëj punën e vetë e pandikuar nga askush, u tha në këtë mbledhje.

Kryetari i Komisionit njoftoi për vizitën e një delegacioni të Kosovës në Republikën e Shqipërisë, me ç’rast është nënshkruar një marrëveshje për sigurinë mes shteteve të Evropës Juglindore.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri