Lajmet e fundit
U promovua udhëzuesi i OSHC-ve për avokim në Kuvendin e Kosovës
, 16.12.2009
Drejtues dhe ekspertë të nga Instituti Nacional Demokratik (NDI) promovuan në Prishtinë Udhëzuesin e organizatave të shoqërisë civile për avokim në Kuvendin e Kosovës. Takimin promovues, në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të shoqërisë civile (që merren me avokim në institucione të Kosovës), e ka hapur shefi i NDI-së në Kosovë, Carlo Binda, kurse prezantimin e Udhëzuesit e ka bërë këshilltari i lartë i programit legjislativ të këtij instituti, Glenn Bradburu. Ai ka theksuar objektivat primare të këtij programi, si: ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe Kuvendit të Kosovës, krijimin e kontakteve, të bashkëpunimit dhe raportet e ndërsjella. Ai është shprehur i bindur se me këtë udhëzues, i cili ngërthen në vete procesin legjislativ, avokimin dhe lobimin (në funksion të miratimit të ligjeve të mira për vendin), do të përmirësohet shumë edhe cilësia e punës së Kuvendit të Kosovës.
Eksperti ligjor i NDI-së, Reshit Gashi, ka shkoqitur elemente të avokimit dhe lobimit në faza të ndryshme të procedimit të një projektligji, deri në miratimin e tij përfundimtar, kurse elemente nga dokumenti në diskutim kanë paraqitur edhe Afërdita Syla (NDI) dhe Armend Bekaj (ISC), të cilët edhe e kanë moderuar takimin.
Takimit i kanë kontribuuar edhe kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Bahri Hyseni, dhe deputetja Qamile Morina, të cilët kanë theksuar domosdoshmërinë e intensifikimit të raporteve të ndërsjella të shoqërisë civile me institucionet e vendit, e në mënyrë të veçantë me Kuvendin e Kosovës.
Shoqëria civile duhet të jetë komplementare me punën e Kuvendit, sidomos në sferën e hartimit dhe të amendamentimit të projektligjeve, kanë theksuar përfaqësues të ndryshëm të organizatave të shoqërisë civile, kurse të gjithë të pranishmit në këtë takim janë pajtuar se qëllimi bashkëpunimit: shoqëri civile- Kuvend i Kosovës, është miratimi i ligjeve të mira për qytetarët e Kosovës.
Ka qenë konstatim i përgjithshëm i këtij takimi promovues se doracaku i hartuar nga Instituti Nacional Demokratik ( NDI) synon ndikimin e shtuar në vendimmarrje të vullnetit të qytetarëve, nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile.