Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit
, 22.12.2009
Amendamentimi i Projekt-rregullores së Kuvendit dhe Shqyrtimi i Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, ishin temat që u diskutuan sot në Komisionin për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, të kryesuar nga Hydajet Hyseni, kryetar i komisionit.
Ndonëse Amendamentimi i Projekt-rregullores së Kuvendit, ka kaluar në leximin e parë, komisioni u pajtua që edhe Plani i Veprimit i Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, të jenë tema që mund të procedohen në seancë të rregullt si një pikë e rendit të ditës, sepse çështjet që trajtojnë janë shumë të përafërta.
Në komision u diskutua edhe për nevojën që në rregullore të precizohet qartë pjesëmarrja e obliguar e deputetëve në seanca plenare, sepse, jo rrallë mungon edhe kuorumi për mbledhje.
Po ashtu komisioni vlerësoi se amendamentimi i rregullores, dhe Plani i Veprimit duhet harmonizuar në mes grupeve parlamentare, për shkak se miratohet me 2/3 e deputetëve.
Në fund komisioni vendosi që Projekt rregullorja e punës dhe Plani i Veprimit i Kuvendit të Kosovës, para se të procedohet në Kuvend,( në janarin e vitit të ardhshëm), të harmonizohet edhe me rekomandimet që ka bërë Komisioni Evropian në Raportin e Progresit, për Kuvendin e Kosovës.