Lajmet e fundit
Seanca e Kuvendit të Kosovës
, 29.12.2009
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010, ishte temë qendrore e seancës së sotme e Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit. Lidhur me punën në amendamentimin e këtij Projektligji para deputetëve foli kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Gani Koci. Ai në fillim falënderoi të gjithë anëtarët e Komisionit , të cilët gjatë dy muajve të shqyrtimit dhe amendamentimit të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2010, bënë një punë të pakursyer dhe në harmoni e bashkëpunim të plotë bënë gati të gjitha amendamentet. Në këtë proces kontribuuan edhe anëtarët nga radhët e opozitës, të cilët morën pjesë aktivisht në formulimin e amendamenteve dhe ndryshimeve , përkatësisht ata ishin pjesë e propozimeve të Komisionit. Gjatë procesit të amendamentimit nuk janë bërë ndryshime të mëdha , sepse aq kanë qenë kufijtë buxhetorë, por janë bërë përpjekje që brenda kufijve të përcaktuar të bëhen përmirësime për një shpërndarje sa më të drejtë nëpër agjencitë buxhetore. Sa i përket çështjes së buxheteve të agjensioneve dhe rregullatorëve ekonomikë, të cilat Kuvendi i Kosovës i miraton si të veçanta, në Komision ishte qëndrim i përbashkët, që këto amendamentime e rekomandime të jenë pjesë e përbashkët e këtij Projektligji dhe të votohen në kuadër të aprovimit të amendamenteve të gjithëmbarshme të këtij Projektligji, përkatësisht të jenë pjesë e Ligjit të ardhshëm të Buxhetit të Kosovës për vitin 2010, tha Gani Koci. Seanca pastaj vazhdoi votimin e amendamenteve dhe me shumicë votash aprovoi Projektligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2010. Në procesin e votimit nuk morën pjesë deputetët e LDD-së,të AKR-së dhe të AAK-së.
Në vijim të seancës , një pjesë të së cilës e kryesoi, Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit, u miratuan edhe 6 projektligje,si: Projektligji për tatimin në vlerën e shtuar, Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave,Projektligji për tatimin në të ardhurat personale, Projektligji për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,Projektligji për borxhet publike dhe Projektligji kundër korrupsionit.
Në këtë seancë u shqyrtua edhe kërkesa e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri për vazhdimin e afatit për shqyrtimin e Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Duke arsyetuar këtë kërkesë, Rrustem Mustafa, kryetar i këtij Komisioni, theksoi se grupi punues i këtij Komisioni ka vlerësuar se teksti i Projektligjit kërkon një përpunim më të thelluar e cilësor, ndaj edhe është kërkuar që të vazhdohet ky afat deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Kuvendi me votim formal përkrahu këtë kërkesë.
Kjo seancë shënoi edhe përfundimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit.