Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media

, 18.01.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i komisionit, u shqyrtuan miratimi i Raportit të punës së këtij Komisioni për vitin 2009, si dhe Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin.

Në mbledhje u tha se Raporti jep një pasqyrë të thukët të aktiviteteve të Komisionit dhe u përmbahet standardeve përkatëse. Si i tillë edhe u miratua nga anëtarët e komisionit.

Në vijim Komisioni vazhdoi shqyrtimin e Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin. Me këtë rast merrnin pjesë edhe përfaqësues të KPM-së, të cilët dhanë disa sqarime lidhur me disa zgjidhje të propozuara në Projektligj.
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media