Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport
, 19.01.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Agim Veliu, kryetar i Komisionit, temë qendrore ishte shqyrtimi i Projektligjit për Mërgatën e Kosovës. Me këtë rast anëtarët e Komisionit me ndonjë vërejtje e sugjerim miratuan amendamentet në këtë Projektligji, të cilat i prezantoi Drita Kadriu, kryetare e grupit punues për këtë Projektligj, dhe njëherësh përkrahën procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji në Kuvend.