Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 19.01.2010
Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Strategjia e Energjisë Elektrike për periudhën 2009-2018. Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula – Shiroka.
Strategjia parasheh konstatimin e saktë të nevojave dhe mundësive të prodhimit. Me theks të veçantë, ajo foli rreth ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re, me ç’rast theksoi se në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe USAID-in, do të realizohet ky projekt kombëtar.
Anëtarët e komisionit u angazhuan që strategjia para se të shkojë për miratim në Kuvendin e Kosovës të jetë sa më mirë e analizuar. Gjithashtu ata thanë se, Termocentrali Kosova B nuk duhet privatizuar për shkak se në atë rast Kosova do të mbetej pa burime vetanake energjetike, dhe prodhimi do të monopolizohej totalisht.
Për sa i përket Termocentralit Kosova A, të gjithë u pajtuan se duhet krijuar mundësi që në afat sa më të shkurtër të hiqet nga përdorimi për shkak të dëmit të madh që i sjell ambientit dhe kapaciteteve të vogla prodhuese.
Në fund komisioni vendosi që t’mos përkrahë strategjinë për siç than ata deri sa të përfundoj Konferenca për Energjinë , e cila do të mbahet nesër në Prishtinë.