Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

, 26.01.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, të kryesuar nga Drita Kadriu, zëvendës kryesuese e parë e Komisionit, u shqyrtua strategjia legjislative e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2010. Gjatë shqyrtimit u tha se nga kjo strategji janë 9 projektligje, të cilat kanë të bëjnë me fushë veprimtarinë e këtij Komisioni. Shtrirja kohore e ardhjes së këtyre projektligjeve jep mundësi që projektligjet të shqyrtohen sipas dinamikës së paraparë. Gjatë shqyrtimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane, u tha se Komisioni do të bëjë një plan veprimi për detyrat që dalin nga ky plan. Në këtë mbledhje u miratuan edhe Raporti i punës së Komisionit për vitin 2009, si dhe Plani i punës për vitin 2010.
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport