Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi….
, 26.01.2010
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar raportin e Punës së këtij komisioni Parlamentar.
Gjatë shqyrtimit të planit të punës për vitin 2010, anëtarë të komisionit kanë bërë disa ndryshime dhe plotësime në këtë raport, të cilin pastaj e miratuan në parim.
Kryetari i këtij komisioni, Naser Rugova, ka sqaruar se gjatë këtij viti, komisioni, ka për obligim që t’i procedojë në kuvend, gjithsejt 20 ligje.
Çështje e cila ngjalli debat në mbledhjen e këtij komisioni ishte edhe mos raportimi i ministrave të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Bujqësisë, para këtij komisioni. Me këtë rast, Rugova, kërkoi që të futet në Planin vjetor të punës së komisionit, raportimi çdo tre muaj nga ana e këtyre ministrive.