Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

, 27.01.2010




Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, e ka analizuar dhe plotësuar sot Planin dhe Programin e Punës së Komisionit gjatë sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës edhe nëherësh e ka miratuar atë.

Kryetari i Komisinit, Sabri Hamiti, i cili e ka drejtuar takimin, i ka prezantuar objektivat ktyesore të Komisionit, projektligjet, në kuadër të Strategjisë Legjislative të Qeverisë, të cilat do t’i shqyrtojë si komision funksional, është ndalur në Programin e Punës së Komisionit, sipas temave në shqyrtim, veprimeve që duhet ndërmarrë, si dhe afateve, gjatë të cilave duhet të realizohen.

Në planin dhe Programin e punës së Komisionit janë paraparë, takime me ministrin e Jashtëm rreth procesit të njohjeve të reja për Kosovën, kontakte me misonet e përherëshme diplomatike në Prishtinë, vizita parlamenteve të ndryshme, takime me komisionet homologe etj.

Nënkryeetari i Komisionit për Punë të Jahtme, Xhavit Haliti, ka ngritur çështjern e Mërgatës sonë në vende të ndryshme të botës, si dhe kujdesin e shtuar për t’i mbështetur bashkatdhetarët tanë lidhur me pajisjen me dokumente të udhëtimit. Është mirëpritur, ndërkaq, edhe propozimi i tij që në Prishtinë të organizohet një takim i komisioneve parlamentare për punë të jashtme dhe atyre për integrime evopiane, nga parlamentet e vendeve të rajonit dhe më gjerë.

Po në takimin e sotëm Komisioni ka shqyrtuar edhe Planin e Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane, duke i dhënë mbështetje, por edhe duke sugjeruar që teksti të më i shkurtër, i qartë dhe funksional.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme