Lajmet e fundit

Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, niset për në Londër

, 29.01.2010




Me ftesë të Shoqatës Parlamentare të Commonwealthit Britanik, kryetari Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të marrë pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare Parlamentare mbi ndërtimin e paqes: marrja me çështjen e brishtësisë shtetërore, që do të mbahet nga 1 deri më 5 shkurt në Londër dhe Belfast.

Përveç pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së cekur më lart, kryetari i Kuvendit do të ketë takim zyrtar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik,z. John Bercow dhe me kryetarin e Kuvendit të Irlandës Veriore, z. William Hay.
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, niset për në Londër