Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 02.02.2010
Ftesës së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, për të njoftuar për gjendjen aktuale në lidhje me projektin e Autorrugës Morinë –Merdar, ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit , Fatmir Limaj do t’i përgjigjet pas datës 16 të këtij muaji.
Kështu tha kryetarja e komisionit Myzejene Selmani në fillimi të mbledhjes së sotme.
Megjithatë, edhe në mungesë të ministrit, anëtarët e komisionit diskutuan gjatë, ndonëse nuk kishin informatë zyrtare në lidhje me këtë projekt.” Për shkaqe parimore duam të ngremë shqetësimet tona. Mungesa e transparencës, devijimi i trasesë, shpjegime të pa mjaftueshme për shumë gjëra në lidhje me këtë projekt, janë gjëra që duhet t’i qartësoi më shum para komisionit”, u tha në takim.
Pas diskutimeve që u bënë në komision, u vendos që me datë 05. 02. 2010, të ftohet prapë ministri Limaj për të diskutuar çështjet e ngritura.
Në fund komisioni miratoi edhe raportin final me amendamente të Projektligjit për Turizëm dhe Shërbime Turistike.