Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 04.02.2010




Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti një mbledhje lidhur me shqyrtimin e situatës së sigurisë në Kosovë, pas grevës së Policisë së Kosovës.

Anëtarët e komisionit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuar në vend. Në mbledhjen e sotme të komisionit, kanë qenë të ftuar përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të informuar më detajisht anëtarët e komisionit lidhur me gjendjen e krijuar në vend, mirëpo përfaqësues të këtyre institucioneve nuk kanë qenë të pranishëm.

Anëtarët e komisionit gjatë këtij takimi u dakorduan që t’i drejtohen me një kërkesë Qeverisë së Kosovës, që të merret më seriozisht me kërkesat e PK-së dhe ta zgjedhë sa më shpejtë këtë çështje.

Ata, po ashtu kërkuan nga Policia e Kosovës që ta respektojë ligjin.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri